SPAK refuzon kërkesën: Veliaj nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili kërkoi që Erion Veliaj të ishte i pranishëm fizikisht në mbledhjet e institucionit.
Këshilli i kishte drejtuar një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Posaçme për pjesëmarrjen e tij në seancën ku do të diskutohej buxheti.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt, ndërsa ka dalë nga qelia vetëm një herë, ditën kur mori pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi rikthimin e tij në mandatin e kryebashkiakut të Tiranës.
"KORCA BOOM"



















