top of page

Sulm nga qentë endacakë në Korçë, në spital për mjekim 67-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale të ndodhur në qytet, ku një 67-vjeçare është sulmuar nga disa qen endacakë.


Sipas informacioneve zyrtare, shtetasja Zh. Xh., 67 vjeçe, banuese në Korçë, është kafshuar nga qentë ndërsa ndodhej në rrugë. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Autoritetet po vijojnë verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për marrjen e masave në lidhje me qentë endacakë në zonë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page