Tr*agjedi në dasmë, dhëndri humb jetën nga të sh*ënat
- 15 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqi, ku një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur për një çift të ri u kthye në tragjedi. Një 23-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri gjatë ceremonisë martesore në një fshat të provincës Giresun.
Sipas mediave vendase, i riu, i cili sapo kishte kurorëzuar dashurinë e tij, ndërroi jetë një ditë pas dasmës si pasojë e plagëve të marra. Hetimet paraprake zbuluan se incidenti ndodhi kur një e afërme e dhëndrit hapi zjarr në ajër në shenjë festimi, por plumbat rezultuan fatalë duke e goditur atë.
Policia ndërhyri menjëherë, duke arrestuar autoren e dyshuar, e cila pritet të përballet me akuzat për shkaktim të vdekjes.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi raste të tilla nuk janë të rralla në Turqi. Përdorimi i armëve gjatë festimeve vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues, që shpesh përfundon në tragjedi.
Vetëm pak ditë më parë, një incident i ngjashëm u regjistrua në Trabzon, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur gjatë një tjetër ceremonie dasme.
Për familjen e 23-vjeçarit nga Giresuni, festa e shumëpritur u kthye në zi, ndërsa komuniteti lokal mbetet i tronditur nga humbja e papritur. Autoritetet kanë premtuar hetime të plota dhe masa më të forta për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të tilla.
“KORÇA BOOM”
















