T*rror në ajër për 220 pasagjerë/ Piloti pëson atak në zemër, avioni bën ulje emergjente
- 8 hours ago
- 1 min read
Një avion i linjës britanike Jet2 me rreth 220 pasagjerë në bord ka bërë një ulje emergjente në Porto të Portugalisë, pasi piloti pësoi një atak në zemër gjatë fluturimit nga Tenerife drejt Birminghamit.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur gjatë fluturimit në lartësi të madhe, duke shkaktuar shqetësim te pasagjerët. Ekuipazhi ka kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore në bord, ndërsa bashkëpiloti ka marrë kontrollin e avionit dhe ka nisur uljen emergjente.
Disa pasagjerë kanë treguar se në bord është krijuar panik për disa momente, me udhëtarë të tronditur, fëmijë që qanin dhe stjuardesa që kërkonin nëse kishte ndonjë mjek mes pasagjerëve.
Avioni është ulur i sigurt në aeroportin e Portos rreth orës 02:11 të mëngjesit. Piloti është dërguar menjëherë në spital për trajtim, ndërsa pasagjerët janë transportuar më pas drejt Britanisë me një fluturim tjetër.
Kompania Jet2 ka bërë të ditur se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar në asnjë moment dhe ka kërkuar ndjesë për shqetësimet e krijuara, duke ofruar edhe ndryshime falas për udhëtimet e ardhshme./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















