top of page

Temperatura deri në 21 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.


Pas orëve të pasdites reshjet e shiut të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.


Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Alpeve, verilindje– lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.


Era me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 25m/s.


Valëzimi në det do të jetë i  forcës 5-6 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page