top of page

Temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Për ditën e mërkurë, 20 maj, moti në vend parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe pa reshje shiu.


Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet atmosferike do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, ndërsa temperaturat do të mbeten të këndshme gjatë gjithë ditës.


Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të variojnë:


Në zonat bregdetare: nga 14°C deri në 23°C


Në zonat e ulëta: nga 8°C deri në 25°C


Në zonat malore: nga 6°C deri në 20°C


Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, ku herë pas here pritet të ketë edhe forcim të saj gjatë ditës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page