Temperatura deri në 27°C, si parashikohet moti për ditën e martë
- 1 day ago
- 1 min read
Në disa zona priten vranësira të dendura dhe erë me intensitet mesatar, deti i qetë deri mesatar
Ditën e martë, më 5 maj, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura në zona të ndryshme të territorit.
Temperaturat do të variojnë nga 6°C në zonat verilindore dhe juglindore deri në 27°C në ultësirën perëndimore. Vlerat më të ulëta priten në qytete si Korça, Peshkopia dhe Kukësi, ndërsa më të lartat në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
“KORÇA BOOM”


















