top of page

Temperatura deri në 29 gradë, por edhe reshje/ Si do të ndryshojë moti gjatë ditës së hënë

  • 2 days ago
  • 1 min read

Moti për ditën e hënë, 13 prill, pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme deri në mbrëmje, në të gjithë territorin e vendit. Moti kryesisht do të jetë i kthjellët, por edhe me vranësira të herëpashershme.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa vranësirat do të jenë mesatare deri herë pas here të dendura, kryesisht në zonat malore të veriut.


Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët dhe do të shfaqen kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, duke prekur kryesisht malësitë veriore.


Temperaturat do të luhaten nga vlera minimale prej 5°C në zonat verilindore si Bulqiza dhe Peshkopia, deri në maksimale që arrijnë deri në 29°C në qytete si Elbasani, Berati dhe Fieri.


Në kryeqytet, Tirana, temperaturat pritet të variojnë nga 11°C në mëngjes deri në 28°C në mesditë.


Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, veçanërisht në jugperëndim, era pritet të arrijë deri në 18 m/s.


Sa i përket kushteve detare, në detin Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 3 deri në 5 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page