top of page

Temperatura disa gradë nën zero, si parashikohet moti për ditën e martë, 13 janar 2026!

  • Jan 13
  • 1 min read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura.


Gjithashtu parashikohet mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.


Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.


Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.


Gjatë ditës së sotme pothuajse në të gjitha qytetet kryesore të vendit do të regjistrohen temperatura të ulëta, disa gradë nën zero. Qytetet me temperaturat më të ulëta parashikohen Tropoja, Dibra, Korça, Kukësi, Gjirokastra.

“KORÇA BOOM”


bottom of page