top of page

Temperatura të larta dhe diell, mësoni si do jetë moti këtë të shtunë, 3 maj 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites. Por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësiravë në pjesën më më madhe të territorit.


Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore duke sjellë momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.


Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.


“KORÇA BOOM”



bottom of page