top of page

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira të pakta deri mesatare dhe kalimtare në zonat kodrinore dhe malore, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.


Në relievet malore priten reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, të përqendruara në orët e mesditës dhe pasdites.


Gjatë ditës parashikohet gjithashtu prani e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.


Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në bregdetin jugperëndimor, si dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.


Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page