top of page

SOT radha e Skënderbeut që sfidon Ilir Dajën dhe blutë/ Vlora pret kampionët e Egnatias

  • 55 minutes ago
  • 1 min read

Vora - Egnatia (ora 16:00) dhe Skënderbeu - Dinamo (21:00) janë dy ndeshjet përmbyllëse të javës së dytë në Abissnet Superiore. Pas fitores me Dinamon në “Elbasan Arena”, vorakët e drejtuar nga Arjan Bellai janë të “uritur” për të mposhtur edhe kampionët e Egnatias.


Rrogozhinasit vijnë pas eliminimit në Europa League kundër Lillestrom, por kanë siguruar prezencën në Conference League.


Në takimin tjetër, Skënderbeu pret Dinamon.


Trajneri Ilir Daja përballet me të shkuarën, pasi ka qenë pjesë e Skënderbeut, madje duke arritur edhe suksese në Europë. Në “letër”, nuk pritet një përballje aspak e lehtë për dinamovitët, por pritet reagim në kampionat pas humbjes përballë Vorës.


Java 2


E Shtunë 29 gusht 2026

Partizani – KF Laçi 1-2

AF Elbasani – Vllaznia 1-1


E Diel 30 gusht 2026

Teuta – Tirana 3-1


E Hënë (SOT) 31 gusht 2026

FK Vora – Egnatia Ora 16:00

Skënderbeu – Dinamo City Ora 21:00

“KORÇA BOOM”


bottom of page