Temperaturat bien në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
6 minutes ago
1 min read
Vendi do të jetë sot nën ndikimin e kushteve përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike, megjithëse në zona të caktuara nuk përjashtohen reshje lokale me intensitet të dobët.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të ndryshojnë në varësi të zonave. Në bregdet, vlerat pritet të luhaten nga 19°C në orët e mëngjesit deri në 28°C gjatë ditës.
Në zonat e ulëta, temperaturat minimale parashikohen rreth 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 29°C.
Më freskët do të jetë në zonat malore, ku termometri pritet të shënojë nga 11°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në përgjithësi kushtet atmosferike pritet të mbeten të qëndrueshme gjatë ditës.
















