Temperaturat e larta dhe siguria civile: Çfarë është planifikuar?
- May 29, 2025
- 1 min read
Stina e verës dhe temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun për aktivizimin e zjarreve, qofshin ato të qëllimshme apo aksidentale. Në këtë kuadër, zhvillova sot një takim me Komisionin e Mbrojtjes Civile në nivel qarku, për periudhën maj–tetor 2025, lidhur me administrimin e emergjencave civile gjatë sezonit veror. Në takim mori pjesë edhe z. Besnik Hysa, përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Mbështetja e përvitshme nga qeveria dhe buxheti i shtetit në fushën e mbrojtjes civile ka qenë e vazhdueshme, përmes fondit të kushtëzuar të alokuar për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Për gjashtë bashkitë e qarkut tonë, ky fond për këtë vit arrin në rreth 50 milionë lekë të rinj.
Domosdoshmëria për koordinimin e punës mes strukturave të vetë bashkive, ndërmjet bashkive, si dhe me institucionet e tjera shtetërore në nivel vendor dhe rajonal – përfshirë edhe zinxhirin e grupeve vullnetare të komuniteteve – do të sigurojë një administrim më efikas të situatave të krijuara nga rënia e zjarreve.
“KORÇA BOOM”
















