top of page

Tensione në Korçë, shitësit ambulantë largohen me forcë nga rruga

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këtë të diel, që në orët e para të mëngjesit, një aksion i Policia Bashkiake ka nxjerrë me forcë shitësit ambulantë nga rrugët e qytetit të Korçës.

Veprimi vjen pas një urdhri të prefektes së Korçës, e cila ka argumentuar se prania e tyre përbën rrezik për sigurinë rrugore dhe mund të jetë burim aksidentesh.


Megjithatë, sipas burimeve nga terreni, shitësit ambulantë nuk kanë marrë asnjë zgjidhje alternative apo hapësirë të dedikuar për të ushtruar aktivitetin e tyre. Kjo ka sjellë pakënaqësi dhe tensione, pasi për shumë prej tyre kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura.


Aksioni është shoqëruar me ndërhyrje të drejtpërdrejta për largimin e tyre nga rruga, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin mbi menaxhimin e tregtisë ambulante dhe nevojën për zgjidhje afatgjata.

“KORÇA BOOM”


bottom of page