Tensione të forta në Kategorinë e Dytë, ndeshja degjeneron në konflikt fizik
- 2 hours ago
- 1 min read
Momente tensioni janë regjistruar në stadiumin "Adush Muçaj" gjatë ndeshjes mes Bylisit dhe Orikut, e vlefshme për javën e parafundit të Grupit B në Kategorinë e Dytë.
Në minutën e 43-të të pjesës së parë, situata doli jashtë kontrollit kur Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri.
Pas këtij momenti, tensioni u rrit dhe pati edhe përplasje në fushë.
Mësohet se lojtari Telushi i Orikut është shoqëruar nga policia, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të situatës.
Përjashtimi me karton të kuq ka pasoja edhe për ndeshjen e radhës, pasi Telushi nuk do të jetë i disponueshëm për finalen ndaj Butrinti.
“KORÇA BOOM”
















