Tentativë v*tëvras*jeje gruaja shpëtohet në kohë nga fqinja
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas burimeve, shtetasja F. T dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh me qëllim vetëhelmimin. Ajo u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore nga një fqinje, e cila ndërhyri menjëherë dhe e transportoi drejt spitalit të Pogradecit.
Aktualisht, gruaja ndodhet në repartin e reanimacionit, nën kujdesin intensiv të mjekëve, ku raportohet se gjendja e saj mbetet e rëndë.
Menjëherë pas njoftimit nga stafi mjekësor, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve që mund ta kenë shtyrë gruan drejt këtij akti.
"KORCA BOOM"



















