top of page

Tentoi të hyjë në një seancë gjyqësore me forcë, procedohet 35-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Njoftimi:


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ndaluan shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet së është përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Q., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka tentuar të hyjë në një sallë ku po zhvillohej seancë gjyqësore, në Gjykatën e Gjirokastrës, duke kundërshtuar oficerin e sigurisë. Gjithashtu, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N. C., 50 vjeç, banues në Përmet, pasi ka dëmtuar me gurë, xhamin e një bakomati.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A., 61 vjeç, banues në fshatin Gllavë e Madhe, pasi ka kanosur me fjalë një 59-vjeçar, për motive të dobëta.


Specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për të zbardhur një rast të ndërhyrjes në një llogari në rrjetin social "Instagram" dhe të keqpërdorimit të të dhënave. Rasti është kallëzuar nga një 22-vjeçar, banues në Gjirokastër.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page