Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari
- Korca Boom
- Jan 4
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.
Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike./ Balkan Web
“KORÇA BOOM”



















