Tentuan ta h*dhin në erë. Policia identifikon autorët e atentatit
- 8 hours ago
- 1 min read
Policia e Sarandë ka zbardhur atentatin me eksploziv të ndodhur në fillim të muajit shkurt në Konispol, ku shënjestër ishte 57-vjeçari M.Gj.
Pas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria, autoritetet kanë identifikuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen dhe i kanë shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasit G.T. dhe Xh.B., të dy 39 vjeç dhe banues në Sarandë.
Gjykata e Sarandës ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve, dyshohet se autorët kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtohej nga 57-vjeçari, me synimin për eliminimin e tij fizik.
“KORÇA BOOM”
















