top of page

Tentuan të kopjonin me celular në provim, përjashtohen dy maturantë

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Dy maturantë nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi janë kapur duke tentuar të futen në qendrën e testimit me celular dhe ta përdornin gjatë zhvillimit të provimit.


Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rregullat e Maturës Shtetërore janë të panegociueshme dhe çdo shkelje e tyre ndëshkohet menjëherë, për të garantuar një proces të drejtë dhe me integritet. Si pasojë e shkeljes, dy maturantët janë skualifikuar në mënyrë të menjëhershme nga provimi, duke humbur mundësinë për të vijuar normalisht testimin.


Autoritetet bëjnë me dije se në të gjitha qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për kopjim apo shkelje të rregullave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page