Teuta zbret në fushë me synim të qartë, Skënderbeu “all-in” për të ndryshuar “fytyrë”! Sot luhet edhe Elbasani-Vora
Oct 10
1 min read
Ditën e sotme janë planifikuar dy ndeshje në Abissnet Superiore, të cilat përkojnë me “çeljen” e javës së 6-të. Teuta kryesuese pret në “Niko Dovana” Skënderbeun, ora 18:30.
Durrsakët janë të "karikuar" për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive, ndërsa trajneri Edlir Tetova ia ka dalë të krijojë bosht në ekip, të cilët po përballen më së miri me rivalët.
Skënderbeu, nga krahu tjetër, mban pozicionin e parafundit në tabelë, ende pa fitore. Po në orën 18:30, do të mbahet edhe sfida Elbasani – Vora.
Verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic duket se janë rikthyer në “normalitet”, me rezultate dhe lojë, kurse Vora vazhdon të “notojë në ujëra të turbullta”, me 3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit.
“KORÇA BOOM”
















