Thirrje për ndihmë: Futbollisti i Skënderbeut në vështirësi
- 13 hours ago
- 1 min read
Një futbollist i ekipit të Skënderbeut ka kërkuar ndihmë urgjente në këto momente, pasi ka humbur kartën e tij personale të qëndrimit në Spanjë.
Bëhet fjalë për futbollistin Mohamed Ndiaye, emri i të cilit figuron në dokumentin e humbur.
Kjo kartë është mjaft e rëndësishme për qëndrimin dhe lëvizjen e tij në territorin spanjoll, ndaj humbja e saj i krijon vështirësi të menjëhershme.
Lutemi që kushdo që mund ta ketë gjetur këtë dokument, të kontaktojë me faqen tonë për ta kthyer tek poseduesi i saj.
U bëjmë thirrje të gjithë tifozëve korçarë dhe jo vetëm, të tregojnë solidaritet dhe të ndihmojnë futbollistin në këtë moment të vështirë.
“KORÇA BOOM”
















