Tirana “shpërthen” ndaj Vorës, 4-0 dhe Klafuriç feston fitoren e parë
- 1 minute ago
- 1 min read
Tirana ka marrë fitoren e parë në këtë sezon të Abissnet Superiores, duke mposhtur bindshëm Vorën me rezultatin 4-0 në “Selman Stërmasi”, në sfidën e vlefshme për javën e tretë.
Bardheblutë e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 14-të me Kiss, ndërsa Xhixha dyfishoi avantazhin në të 36-tën, duke i dhënë Tiranës një pjesë të parë të qetë.
Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga Dean Klafuriç vijoi dominimin. Hazrollaj shënoi golin e tretë në minutën e 51-të, ndërsa në minutën e 90-të realizoi edhe golin e tij të dytë personal, duke vulosur shifrat në 4-0.
Kjo është fitorja e parë e Klafuriç në stolin e Tiranës, ndërsa bardheblutë ngjiten në kuotën e 3 pikëve pas tri javësh kampionat, në vendin e gjashtë të tabelës.
Edhe Vora mbetet me 3 pikë, por renditet një pozicion më poshtë për shkak të diferencës së golave.
“KORÇA BOOM”
















