top of page

Çmenduri në “Loro Boriçi”, Partizani përmbys Vllazninë në fund me penallti

  • 16 hours ago
  • 1 min read

Të kuqtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t me Fadairon. Vllaznia reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 21-të, pas një autogoli të Vatës.


Partizani nuk u dorëzua dhe në minutat shtesë të pjesës së parë gjeti sërish rrugën e rrjetës. Aliu shënoi për 1-2, duke i dhënë të kuqve avantazhin në përfundim të 45 minutave të para.


Në pjesën e dytë, Vllaznia u rikthye në lojë. Në minutën e 58-të, Emiljano Musta përfitoi nga një gabim i portierit Pano Qirko dhe dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 2-2.


Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, drama u zhvendos në minutat shtesë. Në minutën e 96-të, Sidibe humbi një penallti, e cila u prit nga Avram. Megjithatë, 11-metërshi u përsërit dhe këtë herë Human nuk gaboi, duke shënuar golin e fitores për Partizanin.


Me këtë triumf, Partizani ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit me 4 pikë pas tri javësh kampionat. Vllaznia, ndërkohë, mbetet në vendin e tetë me vetëm 2 pikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page