Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet zgjatin disa sekonda!
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 02:08 të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët në disa zona të rajonit.
Lëkundja, që zgjati vetëm disa sekonda, u ndje qartë në pjesën më të madhe të ishullit.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymnos, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 33.5 kilometra një faktor që mund të ketë kontribuar në ndjeshmërinë e tij të gjerë.
Raportimet nga terreni flasin për një dridhje të fortë, por deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ekipet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















