top of page

“Topi i Artë 2025”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF në Mbrëmjen Gala

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 1 min read

Edicioni i katërt i Mbrëmjes Gala ”Topi i Artë 2025” do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.


Në këtë mbrëmje të veçantë që i kushtohet arritjeve të futbollit vendas dhe kombëtares shqiptare do të ndahen plot 11 çmimet, duke vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre. Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.


Më poshtë janë të renditura 11 çmimet që do të jepen në këtë event:


Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

  • Topi i Artë 2025 djem

  • Topi i Artë 2025 vajza

  • Trajneri i Vitit 2025

  • Talenti i Vitit 2025 djem

  • Talentja e Vitit 2025 vajza

  • Arbitri i Vitit 2025

  • Trofeu “Këpuca e Artë 2025” për djem

  • Trofeu “Këpuca e Artë 2025” për djem

  • “Formacioni i Vitit”

  • Zemra Kuqezi

  • Lojtari i Vitit i Kombëtares


Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të transmetohet live në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page