top of page

TRAGJEDI/ 65-vjeçari vr*t djalin 27-vjeçar dhe nipin e sapolindur

3 hours ago
2 min read

Një 65-vjeçar është arrestuar në fshatin Demiraj të Gjilanit për “vrasje të rëndë”, pasi fillimisht u raportua se një 27-vjeçar dhe një foshnje 3-muajshe u gjeten të vdekur në shtëpinë e tyre. I dyshuari është babai 65-vjeçar i të riut, i cili është arrestuar.


Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësinë e personit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, tha zëdhënësi i Policisë Gjilan, Ismet Hashani.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.


Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët. Përmes një reagimi, Hyseni ka thënë se lajmi për humbjen e dy jetëve e ka tronditur komunën, duke ndarë dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave. Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të angazhohen për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


"Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët. Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin. Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti", shkroi Hyseni.

“KORÇA BOOM”


bottom of page