top of page

Aksident i rëndë, “Benz”-i përfundon 150 metra larg rrugës, policia gjen edhe armë

2 hours ago
1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë, rreth 150 metra larg saj.


Në drejtimin e makinës ndodhej një 22-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Gjatë kontrollit të zonës pranë automjetit të shkatërruar, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Ndërkohë, burime bëjnë me dije se 22-vjeçari dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt përpara aksidentit dhe se mund të ketë pësuar dëmtime para se automjeti të dilte nga rruga.


Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe nëse konflikti i dyshuar ka lidhje me të.

“KORÇA BOOM”


bottom of page