Tragjedi: 4-vjeçari nga Pogradeci ndërron jetë në Tiranë pas tre ditësh në gjendje të rëndë
- 17 minutes ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 4-vjeçar nga Pogradec ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranë, pas tre ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve, i mituri ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit, pasi ishte goditur aksidentalisht në kokë me një gur nga motra e tij e mitur, gjatë kohës që luanin në banesë. Për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 4-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kritike.
Nga ana e policisë është bërë referimi i materialeve në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















