Tragjedi e shmangur: Përplasi 4 makina dhe doli në rrugë duke k*ërcënuar njerëzit
- 3 hours ago
- 1 min read
Momente paniku janë regjistruar pak minuta më parë në Rruga e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit, ku një person i armatosur me hanxhar ka kërcënuar kalimtarët e rastit.
Sipas dëshmive, gjithçka ka nisur pasi ai ka përplasur katër automjete në zonë. Më pas, ka dalë nga makina dhe ka filluar të lëvizë në rrugë me hanxhar në dorë, duke ndjekur dhe trembur qytetarët.
Situata është neutralizuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të tre efektivëve të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilët ndodheshin rastësisht në vendngjarje. Dyshohet se ata i përkasin forcave speciale të Marinës.
Efektivët kanë bërë të mundur çarmatosjen e personit dhe vendosjen e tij në pranga, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e policisë.
Më pas, shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat, ndërsa po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shpejtë ka shmangur pasoja më të rënda.
Një qytetar që ka qenë dëshmitar në vendngjarje tregon se autori, pasi përplasi automjetet, doli me hanxhar dhe nisi të ndiqte njerëzit në rrugë, duke krijuar panik të madh.
“KORÇA BOOM”
















