Tragjedi gjatë orës së Edukimit Fizik: Nxënës 17-vjeçar humb jetën
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ku një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën gjatë orës së fiskulturës.
Sipas informacioneve paraprake, i riu me iniciale F.S. dyshohet se ka pësuar një infarkt. Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Në njoftimin e policisë thuhet:"Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)."
Ngjarje të tilla trondisin komunitetin dhe rikujtojnë rëndësinë e kontrolleve shëndetësore për të rinjtë, veçanërisht për ata që ushtrojnë aktivitete fizike intensive.
“KORÇA BOOM”
















