top of page

Tragjedi, humb jetën një person pas përplasjes së dy makinave

  • 4 days ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin Thumanë–Laç. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një tragjedi.


Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.

“KORÇA BOOM”


bottom of page