Tragjedi, makina del nga rruga dhe përfundon e përmbysur në kanal
- May 28
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në rrugën e re që lidh Darëzeza me bypass-in e Fier.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit raportohet për një viktimë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.
“KORÇA BOOM”
















