Tragjedi në ditën e dasmës: 49-vjeçari humb jetën pak orë pas ceremonisë civile
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku një burrë 49-vjeçar ndërroi jetë vetëm pak orë pas celebrimit të martesës së tij. Viktima, Antimo Squillace, kishte zhvilluar më herët ceremoninë civile dhe ndodhej në një fermë së bashku me familjarët dhe bashkëshorten e tij, ku pritej të organizohej një festë e vogël familjare.
Ndërsa po përgatitej për të pritur të afërmit, ai u ndje keq papritur, në momentin që po vishte kostumin për ceremoninë. Ishte djali i tij i vogël që njoftoi të ëmën pasi pa të atin të shtrirë në dysheme.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ndihmës mjekësore, 49-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të ftuarit, të cilët prisnin të festonin një nga ditët më të bukura të jetës së çiftit.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërkohë që ceremonia martesore u kthye në një ditë zie për familjen Squillace.
“KORÇA BOOM”
