top of page

Tragjedi në familjen e portierit të Bayern Munich – Sven Ulreich humb djalin 6-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit dhe veçanërisht familjen e portierit të Bayern Munich, Sven Ulreich. Djali i tij ka ndërruar jetë në moshën vetëm 6-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur sot nga vetë futbollisti, i cili reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe për humbjen e të birit. Në postimin emocional, Ulreich konfirmoi se vdekja e djalit erdhi pas përballjes me një sëmundje të rëndë, pa dhënë më shumë detaje.

Kjo tragjedi ka prekur jo vetëm tifozët dhe komunitetin sportiv gjerman, por edhe shumë figura të njohura të futbollit që kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes komenteve dhe mesazheve mbështetëse.

Në këto momente të vështira, të gjithë sytë janë te portieri gjerman dhe familja e tij, të cilët po kalojnë një periudhë të jashtëzakonshme dhimbjeje.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page