top of page

Tragjedi në futboll/ Ndërron jetë në moshën 19-vjeçare talenti i ri

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin kilian. Tomás Bustamante Carriel, mesfushor vetëm 19 vjeç dhe një nga talentet premtuese të futbollit në Kili, ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.


Sipas raportimeve, i riu u la i plagosur jashtë një qendre mjekësore nga katër persona, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet kanë bërë të ditur se një person është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.


Bustamante ishte rritur në akademinë e klubit kilian Ñublense, ku konsiderohej një lojtar me potencial të madh për të ardhmen. Më pas ai pati një periudhë edhe te Huachipato, skuadër që militon në elitën e futbollit kilian.


Në vitin 2025, mesfushori u huazua te Brujas de Salamanca, ekip që garon në Segunda División Profesional de Chile, ku vazhdonte karrierën e tij në futbollin profesionist.


Vdekja e tij e parakohshme ka tronditur komunitetin sportiv në Kili, duke lënë pas një histori të dhimbshme dhe një karrierë që u ndërpre shumë herët.

"KORCA BOOM"


bottom of page