top of page

Tragjedi në Liqenin e Ohrit, gjendet i pajetë 20-vjeçari

Jun 15
1 min read

Një 20-vjeçar është gjetur i pajetë sot në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë zonës së njohur si “Plazhi i Burrave”, në Strugë.


Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti është raportuar në Departamentin e Policisë së Strugës, pasi trupi i pajetë i një të riu ishte vërejtur në liqen nga qytetarë të rastit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet policore dhe ato të emergjencës.


Pas verifikimeve paraprake, autoritetet kanë bërë me dije se viktima është një 20-vjeçar nga fshati Oktisi i Strugës.


Trupi i të ndjerit është nxjerrë nga uji dhe është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.


Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk jepen detaje të tjera lidhur me shkaqet e mundshme të këtij rasti tragjik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page