Tragjedi në mesnatë/ Katër persona d*gjen brenda BMW-së pas përplasjes me kamionin
- May 22
- 1 min read
Një aksident tragjik me pasojë katër viktima ka tronditur mbrëmjen e kaluar aksin Radishanë–Prishtinë–Mirkovc, pas një përplasjeje të fuqishme mes një automjeti tip BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga ALSAT, shoferi i kamionit ka mbijetuar, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë humbur vetëdijen për shkak të lodhjes, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe duke shkaktuar aksidentin fatal.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa BMW-ja është përfshirë menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë mundur të dalin, duke humbur jetën tragjikisht.
Automjeti është djegur pothuajse plotësisht, çka po e bën shumë të vështirë identifikimin e viktimave. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje apo një grup të rinjsh.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, zjarrfikëset, ekipet e emergjencës dhe prokurori kompetent, i cili po drejton hetimet. Burime nga terreni bëjnë me dije se do të analizohen edhe gjurmët e gomave dhe të frenimit të mbetura në asfalt për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:30, ndërsa nga pamjet e sistemit “Qyteti i Sigurt” mësohet se BMW-ja kishte targa të Shkupit.
Hetimet pritet të vijojnë edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa autoritetet kanë kërkuar që të pritet versioni zyrtar deri në përfundimin e plotë të ekspertizës.
“KORÇA BOOM”
















