top of page

Tragjedia në Francë: Nëna e Andon Janaqit nga Korça thyen heshtjen pas vr*sjes dhe ve*ëvrasjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 2 min read

Nëna e Andon Janaqit, të dyshuarit për vrasjen e partneres së tij dhe më pas vetëvrasjen në Francë, ka reaguar e shokuar pas tragjedisë. Ajo ka kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar për të sjellë trupin e të birit në atdhe dhe ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për konfliktet që mund t’i kishin çuar drejt këtij akti ekstrem.


“Më ndihmoftë shteti të më sjellë trupin e djalit këtu. Unë nuk di gjë se çfarë ka bërë djali andej. Fërkime ka çdo shtëpi. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat.


Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme”, rrëfen ajo mes dhimbjes.


Sipas nënës, lajmin e tmerrshëm e mori rreth orës 20:45 nga nusja e djalit tjetër, që jeton në Greqi:“Flora, mblidh mendjen, se yt bir kështu ka bërë. Vrau veten e tij dhe nusen”, ka qenë telefonata tronditëse që ajo mori mes lotësh.


E shkatërruar emocionalisht, ajo thotë se nuk e kishte imagjinuar kurrë që grindjet e çiftit mund të shkonin drejt një fundi të tillë tragjik:“Ata kishin fërkime në shtëpinë e tyre, por nuk e di t’i them të sakta se trurin nuk e kam të qetë. Evlat e kishte ajo, evlat e kisha dhe unë. Nuk më vjen mirë.”


Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në lagjen “Europe” në Francë. Rreth orës 16:30, një banor njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit dhe pranë tyre një pushkë gjahu, që dyshohet se është arma e krimit.


Policia franceze po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa familja në Shqipëri pret me dhimbje dhe pasiguri kthimin e trupit të të riut.

"KORCA BOOM"


bottom of page