Trajneri i ri i Shqipërisë mes më të paguarve, dalin detajet financiare
- May 27
- 1 min read
Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka dhënë detaje të reja mbi trajnerin e përfaqësueses, Rolando Maran, duke sqaruar edhe diskutimet për pagën e tij.
Në një intervistë për emisionin “Ndryshe” në “TAR”, Duka konfirmoi se trajneri i ri ka një pagë të ngjashme me atë të ish-trajnerit Sylvinho, madje sipas tij edhe me një përqindje më të lartë.
Sipas tij, pavarësisht zërave që kanë qarkulluar në media për shifra më të ulëta, realiteti është ndryshe dhe bëhet fjalë për nivele të ngjashme pagese.
“Kam dëgjuar këto ditë lloj-lloj abuzimesh. Nuk kam preferuar asnjëherë të flas për marrëdhëniet financiare me trajnerët apo stafet. Paga e Maran është e njëjtë me Silvinjon, mbase ndonjë përqindje më shumë”, u shpreh Duka.
Ai shtoi gjithashtu se asnjë nga trajnerët nuk ka përfituar shifrat e përfolura në media, duke i cilësuar si të pasakta pretendimet për paga deri në 1–2 milion euro.
Sipas tij, bëhet fjalë për shuma nën 1 milion euro në vit, pa përfshirë stafin teknik.
Deklaratat e Dukës vijnë në një moment kur janë shtuar diskutimet mbi kostot e stafit teknik të Kombëtares shqiptare dhe objektivat e saj për kualifikimet e ardhshme.
“KORÇA BOOM”
















