Trajneri i Superiores i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër, gjendja e tij drejt përmirësimit
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Trajneri i skuadrës së Egnatias, Edlir Tetova, është operuar ditën e sotme në zemër në një nga spitalet private të kryeqytetit. Sipas burimeve pranë teknikut rrogozhinas, ndërhyrja ka kaluar me sukses dhe gjendja e tij pas operacionit paraqitet e stabilizuar dhe pozitive.
Stafi mjekësor po vijon monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes së Tetovës, ndërsa faza e rikuperimit pritet të ndiqet me kujdes në ditët në vijim.
Në mungesë të trajnerit titullar, drejtimin e skuadrës në stërvitje dhe ndeshjet e afërta do ta marrë Julian Brahja, i cili do të mbajë përkohësisht frenat e ekipit deri në rikthimin e Tetovës në stol.
Nga ana e tyre, drejtuesit dhe stafi i kanë uruar Tetovës shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë pranë familjes dhe ekipit të Egnatias, duke shpresuar që ai të rikthehet së shpejti në fushë për të vijuar punën e nisur me skuadrën rrogozhinase.
"KORCA BOOM"



















