Trajneri i Vllaznisë bojkoton lidhjen e drejtpërdrejt, konflikti me moderatoren
- 2 hours ago
- 1 min read
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, vendosi të braktisë lidhjen e drejtpërdrejt dje dhe nuk pranoi të prononcohej për ndeshjen Dinamo-Vllaznia, e cila përfundoi 1-1. Ai shënjestroi moderatoren Hygerta Sako për gjuhën që sipas tij përdori ndaj tij.
Në një deklaratë nga stadiumi “Air Albania”, Martini sqaroi situatën dhe theksoi se nuk pranon të tolerojë trajtime që e konsideron të papërshtatshme.
“Nuk mundet një prezantuese, me lekët që paguaj unë televizionit publik, që të tallet me një njeri me ngjyrë, t’i thotë një arbitri çfarë të bëjë, t’i japë këshilla të tjerëve apo të gjykojë veprime të ndryshme.
Dhe kur më thotë mua i paedukatë, nuk ka shans. Jo ajo, por askush nuk mund ta bëjë këtë. Sa të jetë ajo në drejtim të atij emisioni, do ta bojkotoj gjithmonë. I kërkoj falje Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit Xhaferi, por për këtë gazetare unë nuk prononcohem më”, tha Martini.
Disiplina e FSHF ka aplikuar më parë gjoba për trajnerët që nuk kanë pranuar të prononcohen pas ndeshjeve. Mbetet për t’u parë nëse dikush tjetër do të zëvendësojë Martinin në prononcime ose nëse trajneri do të rikthehet në komunikimin pas sfidave.
“KORÇA BOOM”
















