Transportonte armë me automjet me qëllim shitjen, në pranga 48-vjeçari
top of page

Transportonte armë me automjet me qëllim shitjen, në pranga 48-vjeçari

  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke transportuar armë me qëllim shitjen e tyre në zonën e Tufinës.


Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar 2 pistoleta dhe një armë taktike luftarake.


Njoftimi: 


Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”.


Goditet një rast i tentativës për të shitur armë zjarri. Sekuestrohen 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake).


Arrestohet 48-vjeçari që i posedonte armët, me qëllim shitjen. Ai u kap në flagrancë, në Tufinë, duke i transportuar armët, me automjet.


Në bazë të informacioneve të siguruara për një rast të posedimit të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Barriera”.


Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.


Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.


Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte shtetasi L. M. dhe celularin e tij.


Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page