top of page

Trishtim, ndahet nga jeta në moshë të re punonjësja e bashkisë

5 hours ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin e Klosit, ku Malvina Avni Lala, punonjëse në administratën e bashkisë, është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje më shumë se dyvjeçare me një sëmundje të rëndë.


Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila ka shprehur dhimbjen për humbjen e koleges së saj, duke kujtuar forcën dhe kurajën me të cilat Malvina u përball me sëmundjen deri në fund.


Në mesazhin e saj, Kola vlerëson personalitetin e Malvinës, buzëqeshjen, shpirtin e çiltër, natyrën e gjallë dhe përkushtimin që tregonte në punë.


“Për dy vite me radhë, Malvina u përball me forcë dhe kurajë me një sëmundje të pabesë, duke luftuar deri në fund. Sot, dhimbja për humbjen e saj është e madhe, por do të mbeten të paharruara buzëqeshja, shpirti i saj i çiltër, natyra plot gjallëri dhe përkushtimi në punë”, shkruan kryetarja e bashkisë.


Largimi i parakohshëm i Malvina Lalës ka lënë pas dhimbje te kolegët dhe njerëzit që e njohën, ndërsa kujtimi i saj do të mbetet i lidhur me mirësinë, energjinë dhe përkushtimin që e karakterizonin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page