Triumf në parket! Nxënëset e gjimnazit "Raqi Qirinxhi" shpallen kampione të Shqipërisë
- 1 hour ago
- 1 min read
Ekipi i basketbollit i nxënëseve të gjimnazit Gjimnazi 'Raqi Qirinxhi' ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampion i Shqipërisë pas një paraqitjeje mbresëlënëse në garat kombëtare. Me talent, përkushtim dhe shpirt gare, ato ngritën trofeun e shumëpritur, duke sjellë krenari për të gjithë shkollën.
Fitorja e tyre është rezultat i punës së palodhur, stërvitjes intensive dhe bashkëpunimit si skuadër, duke treguar se pasioni dhe vullneti sjellin gjithmonë sukses.
Urime nxënëseve kampione të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, të cilat me këtë arritje kanë bërë krenar jo vetëm shkollën, por edhe gjithë qytetin e Korçë!
“KORÇA BOOM”
















