Tronditje, 15-vjeçarja përfundon në spital pas ngjarjes së rëndë në familje
top of page

Tronditje, 15-vjeçarja përfundon në spital pas ngjarjes së rëndë në familje

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Një çift bashkëshortësh në Vorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se konfliktet dhe dhuna psikologjike në familje mund të kenë ndikuar në një ngjarje të rëndë që përfshiu vajzën e tyre 15-vjeçare.


Sipas informacioneve paraprake, e mitura dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi pranë banesës së familjes. Ajo është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, vajza ende nuk është marrë në pyetje nga autoritetet.


Nga deklarimet e personave të afërt me familjen dyshohet se shkak i situatës mund të kenë qenë debatet dhe konfliktet e vazhdueshme brenda familjes.


Ndërkohë, mësohet se kryefamiljari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu, ku kishte qenë i arrestuar më herët për një rast të lidhur me dhunën në familje.


Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page