Tronditje: Dy vëllezër qëllohen për v*dekje nga dhëndri i tyre
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi sot fshatin Gullubovc të Malishevës, ku dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina, humbën jetën pas një konflikti me armë zjarri.
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, kur Astrit Isufi, dhëndër i viktimave dhe banues në Sankovc të Drenasit, shkoi në shtëpinë e tyre për të marrë bashkëshorten e vet. Fillimisht ai ishte larguar, por pas pak minutash është kthyer dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
Nga të shtënat, njëri prej tyre ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit për në emergjencën e Kijevës. Viktimat janë vëllezërit Driton dhe Naim Morina, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç.
Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në kohën kur familja ishte ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte ndarë nga jeta para pak ditësh.
Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, konfirmoi se i dyshuari është në kërkim dhe se njësitë hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. “Viktimat janë banorë të fshatit Gullubovc, ndërsa i dyshuari është dhëndër i tyre nga Drenasi. Hetimet janë në zhvillim dhe po punohet për ndriçimin e motiveve,” – deklaroi Graishta.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se ngjarja mund të ketë pasur prapavijë familjare. Konflikte të mëhershme mes familjes së autorit të dyshuar dhe viktimave dyshohet se kanë krijuar tensione që kulmuan sot me tragjedinë.
Policia dhe prokuroria ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko–ligjor. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë me rrethana familjare”, një ndër më të rëndat e ndodhura kohët e fundit në komunën e Malishevës.
Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë bashkëshorten e tij, por pas largimit është kthyer dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para banesës. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri gjatë transportimit për në spital.
Dyshohet se përplasjet mes palëve kanë pasur histori të mëhershme. Burime të hetimit tregojnë se edhe vëllai i autorit të dyshuar kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat, çka mund të ketë ndikuar në përshkallëzimin e tensioneve që përfunduan me tragjedinë e sotme.
"KORCA BOOM"


















