Tronditëse! Ishin zhdukur 1 muaj më parë, mashtruesi i kriptovalutave dhe gruaja e tij gjenden të copëtuar në çanta
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Mashtruesi i kriptovalutave, Roman Novak, i njohur si “miku i Durovit”, dhe gruaja e tij janë vrarë brutalisht në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çifti ishte zhdukur prej një muaji, pasi shkoi në një takim me “investitorë” në qytetin Hatta, shkruan "The Moscow Times".
Informacionet paraprake bëjnë me dije se ata janë rrëmbyer për shpërblim, por pasi pengmarrësit nuk morën paratë, i vranë dhe i copëtuan, duke i futur në çanta të braktisura pranë një qendre tregtare.
Autoritetet ruse kanë hapur çështje penale për vrasje, ndërsa shtatë persona janë arrestuar.
Novak, i dënuar më parë për mashtrim në Rusi, kishte mbledhur mbi 500 milionë dollarë nga projekti i tij kripto “Fintopio”, përpara se të zhdukej, mes dyshimeve se edhe vdekja e tij mund të jetë inskenuar për t’i shpëtuar borxheve./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















