top of page

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale/ Korça, Tirana, Elbasani dhe Durrësi avancojnë në fazën finale

  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Emocione, gola dhe rivalitet sportiv kanë shoqëruar ndeshjet e Turneut të Përfaqësueseve Rajonale për djem të datëlindjes 2013, të organizuar nga Federata e Futbollit në kuadër të programit të zhvillimit të futbollit të moshave.


Në Kompleksin Sportiv në Kamëz u zhvilluan takimet mes përfaqësueseve rajonale të Tiranës, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës. Tirana dominoi grupin duke marrë tri fitore në po aq ndeshje, ndërsa Korça siguroi vendin e dytë dhe kalimin në fazën finale.


Rezultatet:

Tirana-Shkodra 3-1

Lezha-Korça 2-2

Tirana-Korça 3-1

Lezha-Shkodra 2-3

Tirana-Lezha 6-0

Shkodra-Korça 1-2


Ndërkohë, në terrenet sportive të FK Apolonia në Fier u zhvilluan ndeshjet e fazës çerekfinale mes ekipeve të Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Pas ndeshjeve të luajtura, Elbasani dhe Durrësi siguruan kualifikimin për në fazën finale.


Rezultatet:

Fieri-Gjirokastra 6-1

Durrësi-Elbasani 1-2

Fieri-Durrësi 1-2

Gjirokastra-Elbasani 1-3

Elbasani-Fieri 2-1

Durrësi-Gjirokastra 6-0


Turneu Rajonal mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme për evidentimin e talenteve të reja, duke krijuar hapësira zhvillimi dhe konkurrimi për futbollistët e vegjël nga të gjitha rajonet e vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page